Aksidentohet motoçiklisti në Prizren

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën “ Ismet Jashari” në Prizren.

Policia ka sqaruar se i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar motoçikletën ka hyrë në tejkalim nga ana e djathë e një veture e cila kishte dhënë shenjë sinjalizuese për parkim në anën e djathë, me ç ‘rast i dyshuari ka humbur kontrollin ndaj motoçikletës dhe i njëjti është goditur në një veturë tjetër e cila ishte e parkuar.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit