Sulm terrorist, 12 policë të vrarë në Afganistan

Sulmet e talibanëve në dy provinca perëndimore të Afganistanit lanë të vrarë së paku 12 oficerë të policisë, kanë bërë me dije zyrtarët afganë.

Në Farah, anëtari i këshillit provincial, Khair Mohammad Noorzai, ka theksuar se së paku shtatë policë afganë janë vrarë, pasi militantët sulmuan postbllokun e tyre mëngjesin e së hënës.

Në Badgis, ndërkaq, së paku pesë policë, përfshirë një komandant është vranë nga sulmet e talibanëve në disa pika kontrolli, ka thënë anëtari i këshillit lokal, Abdullah Afzali, raporton “Rel”.

Sipas zëdhënësit të guvernatorit të provincës Badgis, rreth 22 talibanë janë vrarë po ashtu gjatë betejës me armë zjarri me forcat afgane.

Talibanët nuk i komentuan ende sulmet.

Forcat afgane të sigurisë janë duke i luftuar talibanët dhe grupet tjera militante që nga tërheqja e shumicës së trupave luftarake të NATO-s në vitin 2014.

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit