6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Klopp tregon si e bindi Firmino ta përfshinte në skuadër

Roberto Firmino ishte protagonisti absolut i fitores së Liverpoolit ndaj PSG-së. Sulmuesi brazilian, i cili mendohej se nuk do të mund të luante në Ligën e Kampioneve këtë javë për shkak të problemit në sy pasi u dëmtua nga Vertongen në fundjavë, ishte zëvendësues dhe shënoi golin e fitores 3-2 në minutat shtesë.

Askush nuk  priste praninë e tij në 18-she, e aq më shumë që të zbriste në fushë. Por trajneri Jurgen Klopp shpjegoi se vetë lojtari i kishte kërkuar të ishte i pranishëm.

“Nuk kishte asnjë shans që të luante të hënën, absolutisht asnjë të dielën. Por ai erdhi në mëngjes (të martën) dhe tha ‘jam në rregull, mund të hap përsëri syrin’. Kjo ishte një gjë e mirë, ai ishte në rregull”, shpjegoi Klopp frazën e Friminos që e bindi ta përfshinte në skuadër e më pas ta aktivizonte në fundin e ndeshjes.

Klopp pranoi se ekipi i tij tashmë kishte hedhur hapin e radhës drejt konfirmimit mes më të mirëve në elitën e Ligës së Kampioneve.

“Gjëja më e bukur është se kur dëgjon se Liverpooli luan kundër PSG-së, tani nuk mendon më se nuk kemi asnjë shans. Ndoshta tre vite më parë, ne mund të mendonim se ai ishte një mal që nuk e kalonim dot”, theksoi trajneri gjerman.

Më Shumë

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë vitit të kaluar, 11 prej të cilëve në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa gjatë tetë viteve...

Totaj priti zyrtarët e AKP-së, diskutojnë për menaxhimin e pronave dhe rritjen e efikasitetit në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur sot në takim pune zyrtarët e Agjencia Kosovare e Privatizimit, me të cilët ka diskutuar për koordinimin...

Lajmet e Fundit