8.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Joshua: Nëse Wilder humb ndaj Furyt, do të përballem me këtë boksier

Boksieri britanik Anthony Joshua, që numëron 22 fitore e asnjë humbje, ka deklaruar se është gati të përballet me amerikanin Deontay Wilder në prillin e vitit të ardhshëm edhe nëse ky i fundit do ta humb duelin e 1 dhjetorit ndaj Tyson Furyt.

Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, IBO, WBA e WBO, mposhti më 22 shtator rusin Alexander Povetkin, duke qëndruar i pampopshtur, ashtu sikurse janë edhe Wilder e Fury, që do të pëërballen mes tyre në Los Angeles ditën e parë të dhjetorit.

Në atë sfidë, Wilder, kampion bote në kategorinë WBC, mund të humbasë titullin, por kjo nuk do të ndalë Joshua të duelojë ndaj amerikanit në prill të 2019-ës.

“Edhe nëse humb unë sërish jam gati të përballem me Wilder, pasi është një kampion dhe emër i madh dhe njerëzit duan ta shohin me çdo kusht sfidën tonë. Ndaj, sido që të dalë dueli me Fury, unë do të dueloj me Wilder”, tha Joshua, që duke folur për Fury, shtoi: “E këshilloj të mos fokusohet tek unë, por te Wilder dhe vetëm kështu mund të bëjë një duel të mirë. Ai ka një plan të mirë, ndaj i uroj fat”.

Më Shumë

Për Fatos Nanon

Nga Ben Blushi Fatos Nano i ngjan atij timonierit të shpenguar që luante me drejtimin e erës duke e lënë përkohësisht në duar të tjera...

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar rreth 2 mijë e 500 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit...

Lajmet e Fundit