2.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Kallet Pashtriku

Bjeshkët e Pashtrikut janë përfshirë nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar, drejtori për Emegjencë dhe Siguri në Prizren, Faruk Dakaj.

“Sot para mesditës kemi marrë lajmin se një pjesë e bjeshkës së Pashtrikut është kapluar nga zjarri. Falë intervenimit të shpejtë të Drejtorisë së Emergjencave me njësinë e zjarrfikësve, përhapja e flakëve të zjarrit në bjeshkë është vënë nën kontroll”, shkruan Dakaj në “Facebook”.

“Me gjasë, zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga persona të pandërgjegjshëm, prandaj do të kërkojmë me ngulm hetim të rastit nga policia. Me vënien e zjarrit, pos që është shkaktuar dëm i madh material, po rrezikohen jetët e qytetarëve në këtë pjesë të Hasit”.

“Saktësisht, zona e rrezikuar është në mes të fshatrave Planejë dhe Gorozhub, dhe me këtë rast lus qytetarët e kësaj ane për kujdes të shtuar deri në fikjen e plotë të zjarri”/PrizenPress.com/

Më Shumë

Përballja e rivalëve të vjetër

Pas përfundimit të finales së Kupës së Kosovës, basketbolli elitar rikthehet në parket me ndeshjet e javës së 21-të në ProCredit Superliga. Vëmendja kryesore e...

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Lajmet e Fundit