6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Dy kosovarët e rrahur brutalisht në Serbi janë furrtarë nga Hasi i Prizrenit

Një ngjarje e rëndë u ka ndodhur dy shqiptarëve nga Kosova, në natën e së dielës, në Serbi. Ata janë rrahur brutalisht, në një rrugë, në qytetin e Novi Sadit.

Njëri prej të lënduarve, sipas mediave të atjeshme, është në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetë.

Gazeta Express ka mësuar se bëhet fjalë për Çlirim Malokun, i cili në qytetin serb ka shkuar vetëm pak kohë më parë, për të punuar.

Shoqata e Shqiptarëve në Novi Sad ka njoftuar më herët se Maloku “ka të thyer eshtrat e kokës dhe ka gjakderdhje në tru”.

Megjithatë, miqtë e tij thonë se kanë marrë konfirmime nga mjekët se ai tani është më mirë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Maloku është furrtar, nga Hasi i Kosovës, dhe është punësuar në një furrë buke nga një shqiptar, po ashtu nga Hasi, në Novi Sad.

Çlirim Maloku

Shqiptari tjetër i rrahur në qytetin serb është po ashtu furrtar – dhe është i biri i pronarit të furrës së bukës, ku është punësuar Maloku.

Mediat serbe e kanë identifikuar atë me inicialet G.B. Familja e tij, sipas informatave të Gazetës Express, jeton në Novi Sad prej disa dekadash.

Që të dy shqiptarët e rrahur janë lindur në vitin 1999, ka bërë të ditur Policia serbe në Novi Sad.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën e ka dënuar ashpër sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë.

Vuçiq ka thënë se me të dëgjuar për lajmin, ka kërkuar nga Policia që urgjentisht ta zgjidhë rastin, të gjenden sa më parë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar.

Edhe prefekti i Novi Sadit, Milosh Vuçeviq, e ka dënuar këtë sulm. /Express

 

Më Shumë

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Lajmet e Fundit