Kroosi beson se Reali do të këndellet

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka insistuar se ekipi i tij do të tejkalojë problemet e fundit që më së miri tregohen me katër ndeshjet pa fitore në të gjitha garat.

“Mbretërit” filluan mirë sezonin, por janë pa fitore që prej 22 shtatorit dhe kanë humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Kroosi ka insistuar se Madridi ka përvojë me situata të vështira dhe është shprehur i bindur që ekipi do ta tejkalojë edhe këtë krizë.

“Dy javë me rezultate zhgënjyese dhe pak fat. Merituam më shumë pikë sepse nuk kemi luajtur keq – por kështu ndodh”, ka thënë Kroos në Twitter.

“Mos harroni se në tre vjetët e fundit kemi pasur këso problemesh. Do të jetë sfidë e madhe për t’u këndellur”, ka shkruar ai.

Madridi ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Levantes, pastaj luan me Viktoria Plzenin e Barcelonën.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit