Limaj: Zgjedhjet nuk po i shoh si zgjidhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Famtir Limaj, nuk i sheh zgjedhjet si zgjidhje të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

Thotë se zgjedhjet aktualisht nuk do t’i ndihmojnë vendit.

“Nëse vijmë në një moment ku zgjedhjet e ndihmojnë vendin, atëherë pse të mos mbahen, por nuk po shoh që aktualisht zgjedhjet mund të ndihmojnë vendin”, tha Limaj për RTV Besa.

Ai, ka ftuar partitë politike që të unifikohen dhe të ndërtojnë një konsensus për dialogun me serbinë.

“Forcat politike, duhet ta tejkalojnë vetveten dhe të gjejnë rrugën e bashkimit për formimin e delegacionit shtetëror të dialogut me Serbinë”, tha ai.

Limaj, mbrëmë ka takuar strukturat e partisë së tij, Nisma, transmeton “PrizrenPress”.

Ai, në këtë takim ka folur për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Po ashtu, Limaj ka lavdëruar punën e drejtorëve të Nismës, të cilët janë pjesë e qeverisë së Mytaher Haskukës në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Lajmet e Fundit