17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Samir Hoxha: Jemi gati për rikthimin e historisë së fitoreve

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Prizren nga radhët e PDK-së, Samir Hoxha thotë se kjo degë i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e procesit zgjedhor brenda partiak, në të gjitha nivelet e organizimit.

“Dega e PDK-së ne Prizren, e cila është një ndrë kontribueset më të mëdha për fitoret e PDK-së në nivel vendi, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e procesit zgjedhor brenda partiak, në të gjitha nivelet e organizimit. Në këtë kuptim, e themi me plot vetsiguri dhe bindje të thellë se, procesi zgjedhor në Degën e PDK-së në Prizren do të jetë, si edhe herave, shembull i një procesi krejtësisht demokratik e transparent”, shkruan Hoxha në “Facebook”.

“Ne, në degën e PDK-së në Prizren, fuqishëm jemi të bindur dhe të vendosur se, ky proces zgjedhor i cili filloj zyrtarisht sot, është një moment dhe zhvillim i rëndësishëm politik edhe për Degën e PDK-së në Prizren, ndaj, gjithsesi, nga këto zgjedhje do të marrim impulse e frymëzime të reja për të ecur tutje në fitoret e radhës që e presin PDK-në, nën drejtimin e Kryetarit Kadri Veseli”.

“E dimë se, në rrugën drejt fitoreve, në rrugën drejt rikthimit për ta qeverisur sërish Prizrenin, na presin sfida, ballafaqime të reja politike dhe aspak të lehta. Gjithsesi, jemi të vendosur ta kthejmë historinë e fitoreve, historinë politike të triumfit në zgjedhjet e ardhshme për pushtet lokal dhe atë qendror, duke qenë, edhe ne si Degë e PDK-së, krah i fitores me të cilën, Kosova do ta ketë kryeministër të ardhshëm, z. Kadri Veselin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Vazhdon aksioni për largimin e mbeturinave inerte në Malishevë

Aksioni për largimin e mbeturinave inerte në territorin e Komunës së Malishevës po vazhdon edhe pas përfundimit të muajit të ambientit, duke u shtrirë...

Lajmet e Fundit