2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Arkeologu Gjergji Frashëri: Objektet arkeologjike trafikohen jashtë vendit

Objektet arkeologjikeArkeologu Gjergji Frashëri ka ngritur shqetësimin lidhur me rrezikun e trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. I ftuar në studion e “A1 Report”, arkeologu ndalet tek rastet që cenojnë trashëgiminë kulturore shqiptare dhe monumentet, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së tyre. Një rast ku ekziston rreziku i trafikimit apo i falsifikimit të këtyre monumenteve, sipas arkeologëve, është “largimi i thesareve në ekspozita jashtë vendit në kuadër të 100-vjetorit”.

“Është ngritur shqetësimi për rrezikun e trafikimit të tyre. Unë kam punuar për një kohë të gjatë me monumentet e trashëgimisë kulturore, dhe jam me përvojë në këtë fushë, dhe njoh se cilat janë mënyrat e trafikimit të tyre. Deri më tani ndër vite janë trafikuar një sërë monumentesh dhe pasuri kulturore që nuk kthehen më. Raste të nxjerrjes jashtë vendit të objekteve të vogla, qoftë edhe monedha, nga qytetarët ka shumë. Por kur shteti bën diçka të tillë situata është alarmante, dhe ne si specialistë duhet të tregojmë përgjegjësinë tonë dhe të informojnë dhe publikun, pasi trafikimi është një çështje reale në Shqipëri. Mënyra sesi janë dërguar këto vepra jashtë vendit, dhe nuk janë siguruar, tregon se ka arsye për shqetësim. Pasi këto monumente mund të falsifikohen dhe në Shqipëri të kthehen ato false”, u shpreh Frashëri, shkruan gazeta Shqiptarja.

Ndërkaq, arkeologu e ka vlerësuar të drejtë vendimin e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, për të mos pranuar dorëheqjen e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Sipas arkeologut nuk është e drejtë dorëheqja e tij, pasi kjo nënkupton largim nga përgjegjësitë.

“E gjithë pasuria që është dërguar jashtë, duhet të rikthehet në tetor. Dhe dorëheqja e këtij drejtori nuk është e mirë. Pasi ai ka përgjegjësi mbi këtë lëvizje të monumenteve. Nuk është momenti i duhur për dorëheqje. Ai ka përgjegjësi për gjithë itinerarin e ekspozitës jashtë vendit. Së pari duhet të vijnë këto thesare, të shihet gjendja e tyre, dhe më pas të vijojet me hapat e tjerë”, tha arkeologu Frashëri.

Po kështu, theksi është vënë në rëndësinë e ruajtjes dhe administrimit të veprave monumentale dhe objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Besoj se është e rëndësishme po kështu ruajtja dhe administrimi i këtyre veprave monumentale. Vetëm në këtë mënyrë mund të miradministrohet pasuria e veprave të trashëgimisë kulturore”, tha Frashëri.

Por sipas ekspertëve, shoqëria shqiptare nuk është e informuar lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së pasurisë kulturore dhe mënyrës sesi kjo mund të realizohet.

Më Shumë

Suharekë, institucionet lokale apelojnë për festime dinjitoze dhe pa krisma

Në takimin e fundit të Koordinimit Lokal për Siguri për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, u diskutua...

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit