Rrënohet ura në Vlashnje(Foto)

Ura e ndërtuar përkohësisht në afërsi të fshatit Vlashnje, me qëllim të lehtësimit për kryerjen e punimeve nga kompania që merrej me ndërtimin e autostradës, shpesh ka qenë shkas i vërshimeve në kohët kur ka rreshje të shumta dhe rritje të nivelit të ujit.

Ky problem i krijuar veçmas në periudhën pas përfundimit të punimeve të autostradës, më së shumti i ka dëmtuar bujqit, të cilët kanë në pronësi toka bujqësore në afërsi të kësaj ure.

Pas ankesave të shumta nga pronarët e këtyre tokave, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar nga kompania përgjegjëse largmin e kësaj ure, por kërkesa e drejtorisë nuk është përfillur nga ana e kompanisë.

Iniciativën për largimin e urës e ka marrë përsipër Drejtoria e Inspektorateve, e cila me largimin e urës e ka rikthyer rrjedhën normale të lumit dhe ka evituar rrezikun për vërshime, derisa shpenzimet e ndërhyrjes i janë faturuar kompanisë përgjegjëse.

Komuna, në lidhje me këtë rast, do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga kompania në fjalë për mosrespektim të obligimeve të kontratës dhe kërkesave të Komunës, thuhet në këtë njoftim të shoqëruar me fotografitë e rrënimit të kësaj ure.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit