VV: Koha për “Prizreni qytet kulturor”

Rexhaj- orkestra qytetitLëvizja Vetëvendosje! në Prizren sot ka takuar përfaqësuesit e Orkestrës së Qytetit, drejtorin Blerim Sopi drejtor dhe dirigjentin Nazim Tara. Në këtë takim u diskutua për kërkesën e kahëmotshme të tyre për rregullim institucional të çështjes së orkestrës së qytetit.

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha se muzikantët e qytetit janë pasuri kulturore e jona, prandaj duhet t’i trajtojmë si të tillë. “Ka ardhur koha që fraza verbale “Prizreni qytet kulturor” të vuloset me veprime konkrete duke e bërë Prizrenin përnjëmend të tillë”, tha Rexhaj.

Duke e pasur parasysh karakterin tradicional të saj si dhe nevojën e mbështetjes së muzikantëve të qytetit, VV në Prizren konsideron se kërkesat e tilla janë të drejta dhe se mbështetja ndaj tyre paraqet dëshmi të përkujdesjes publike ndaj kultivimit të vlerave artistike dhe shpirtërore që qyteti i Prizrenit i ka gjeneruar në vazhdimësi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit