22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

“Bomba” e gazetarit të infiltruar: Ju tregoj si funksionon mafia shqiptare

“Clandestino” do të rikthehet në DMAX me sezonin e ri nga gazetari i mirënjohur David Beriain, i cili ka paralajmëruar dhjetëra dokumentarë që do të zbulojnë sekrete tronditëse të botës së krimit në të gjithë planetin.

Por këtë herë Beriain ka përfshirë në ciklin e tij të dokumentarëve edhe mafian shqiptare.

Janë mediat spanjolle ato që njoftojnë se në dokumentaret e Beriain mafia shqiptare do të zërë një vend të veçantë, për shkak edhe të mënyrës sesi udhëhiqet, e varur ende nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Gazetari gjithashtu do të tregojë sesa lehtë ndryshohet identiteti në vendin tonë dhe thekson se grupe kriminale drejtohen dhe nga adoleshentë në Shqipëri.

“Unë regjistrova për herë të parë “Clandestino” në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, shprehet gazetari David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me darë 21 nëntor.

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit