22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Prizren

Të hënën në mesditë është arrestuar një burrë në Prizren, pasi që i njëjti ka qenë në kërkim policor për vjedhje të kryera në Prizren dhe Suharekë.

“Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jetë përfshirë në gjashtë vepra penale ‘vjedhje e rëndë’, të kryera në Prizren dhe Suharekë, ku i njëjti ka depërtuar në lokale afariste dhe në mënyrë të paligjshme ka përfituar gjësende të ndryshme, të holla, telefona mobilë, pije energjike dhe të tjera”, shkruan në komunikatën e Policisë.

Pas marrjes në pyetje nga Policia, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Më Shumë

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Bashkimi për finalen, Bora për historinë – gjithçka vendoset nesër në Prizren

Bashkimi dhe Bora përballen të mërkurën në ndeshjen e pestë dhe vendimtare të gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, me serinë e barabartë 2:2. Takimi...

Lajmet e Fundit