20 C
Prizren
E enjte, 22 Maj, 2025

Prizren: Polici i akuzuar për keqtrajtim, kundërshton aktakuzën

Zyrtari policor i akuzuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, Halim Hamiti, në seancën e mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, ka kundërshtuar aktakuzën e ngritur ndaj tij.

Hamiti ka kundërshtuar provat dhe ka kërkuar nga gjykata që të hedhet poshtë aktakuza ndaj tij, me arsyetimin se pretendimet e prokurorisë nuk janë të vërteta, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Besim Susuri ka kërkuar nga gjykata që të refuzohet kërkesa e të pandehurit dhe të konfirmohet aktakuza në këtë rast, pasi sipas tij ka prova të mjaftueshme me të cilat do të vërtetohet se i njëjti është fajtor për veprimet e pretenduara.

Lidhur me konfirmimin ose hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj Hamitit, gjykatësi Fatmir Krasniqi tha se do të vendosë jashtë seancës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, ngritur vitin e kaluar, i akuzuari Halim Hamiti pretendohet se ka kryer veprën penale “keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 198, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Hamiti ishte duke e kryer punën e tij si zyrtar policor, përderisa i dëmtuari Kastriot Hoxha, kishte shkuar në stacionin policor “Alfa” në Prizren, për të dhënë një deklaratë me rastin e vjedhjes në dyqanin ku i njëjti punon si menaxher.

Sipas aktakuzës, i dëmtuari Hoxha e kishte parkuar automjetin e tij brenda në oborrin e stacionit policor, e më pas i pandehuri Hamiti, i kishte thënë se nuk lejohet parkimi i veturave civile aty, duke kërkuar nga ai që ta largonte.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari e largon automjetin e tij dhe e parkon jashtë oborrit të stacionit policor, në afërsi të portave hyrëse, ku kishte edhe vetura të tjera civile. Mirëpo, sipas aktit akuzues, i pandehuri del me nxitim dhe i kërkon që edhe nga aty ta largojë veturën, me crast përderisa i dëmtuari e pyet se ku ta largojë, i pandehuri e nxjerrë jashtë duke e përdorur forcën, dhe gjatë shoqërimit për në stacion, të njëjtin e godet me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar frikë dhe lëndime të lehta trupore. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Theranda Basket, kampion në Ligën U16 Perëndim

Theranda Basket është shpallur kampion i Ligës U16 në Perëndim te meshkujt. Skuadra therandase fitoi ndaj Proton Cable me serinë finale 2:0, raporton PrizrenPress. Ndeshja e...

Policia nis patrullimet me biçikleta në zonat urbane të Prizrenit

Policia Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se nga kjo javë, janë aktivizuar njësitet patrulluese të policëve me biçikleta, në Stacionin Policor Prizren...

Lajmet e Fundit