18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Përkujtohen dëshmorët e rënë në malet e Pashtrikut

Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Muhamet Malsori, Hysni Duraku, Skender Hameli, Sinan Hoti, Isak Hoti, Sedat Hoti, Sedat Hoti, Hida Hoti dhe Ismet Hoti janë bërë homazhe dhe nderime në respekt të jetës dhe veprës së tyre tek varrezat e dëshmorëve në Krushë të Madhe, si dhe tek vendi i rënies në malet e Pashtrikut.

Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin shumë qytetarë për të nderuar veprën e tyre, si dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Në fjalimin e mbajtur tek vendi i rënies në malet e Pashtrikut, kryetari Latifi ka çmuar lart veprën dhe sakrificën e të rënëve më 4 dhjetor të viti 1998.

Për nder të veprës dhe sakrificës së 8 Dëshmorëve të Pashtrikut nën patronatin e kryetarit të komunës, Smajl Latifi u mbajt edhe akademi përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë të Madhe

Më Shumë

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit