16 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Përurimet në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren

Të mërkurën në shkollën e mjekësisë “ Luciano Motroni”, janë përuruar disa kabinete për punë më efikase në radhë të parë praktike me nxënësit e këtij institucioni arsimor.Fal investimeve të drejtorisë së shkollës dhe asaj të Shëndetësisë , janë përuruar disa kabinete për nevoja të kësaj shkolle.

Kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, dhe ai i Arsimit, Skender Susuri, ishin pjesë e një ceremonie solemne organizuar nga stafi i shkollës. Kryetari , Haskuka, përgëzoi drejtuesit e shkollës të cilët në bashkëpunim me drejtoritë respektive po mundësojnë kushte më të volitshme për punë në këtë institucion të rëndësishëm arsimor.

Drejtori I Shëndetësisë, Visar Shehu, tha se pas kërkesës së parashtruar nga drejtoria e shkollës, ne kemi mundësuar që të sjellim një karrigë stomatologjike për kabinetin e Farmacisë dhe Stomatologjisë, ndërsa edhe në të ardhmen do të bashkëpunojmë ngushtë për të ndihmuar me inventar të nevojshëm.

Ndërkaq, i gatshëm për bashkëpunim për realizimin e objektivave për kushte më të përshtatshme për punë dhe në shërbim të ngritjes së cilësisë në këtë shkollë, u shpreh edhe drejtori i Arsimit, Skender Susuri. Ushtruesi I detyrës së drejtorit të shkollës, Ridvan Hoxha, tha se për pajisjen e këtyre kabineteve, kemi ndarë 20 mijë euro, dhe investime të ngjashme në këtë institucion do të realizojmë edhe në të ardhmen, fal bashkëpunimit me komunën e Prizrenit.

Ndryshe, fal këtyre investimeve , është bërë përurimi i Dhomës se Mjekutpër shërbime emergjente për nxënës, kabinetit të Informatikës dhe pjaisjeve për kabinetin e Farmacisë e të Stomatologjisë (karriga stomatologjike dhuratë nga QMKF në Prizren) ,me ç’rast për nxënës e mësimdhënës janë krijuar kushte më të mira për zhvillimin e punës praktike./tvprizreni.info/

Pr

Më Shumë

Prizren, aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren të martën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë lidhur me veprat penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë,...

Shpëtohen dy shtetase të huaja në Bjeshkët e Sharrit

Dy shtetase të huaja janë gjetur në bjeshkët e fshatit Gotovushë, konkretisht në Bjeshkët e Sharrit në orët e hershme të mëngjesit të së...

Lajmet e Fundit