6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Sot ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Kim Mehmeti e Bashkim Shehu kandidatë

Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Në shkrimin që sot e boton gazeta “Shqip”, që në titull veçon “Kim Mehmeti dhe Bashkim Shehu kandidatë për Çmimet Kombëtare të Letërsisë”.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë, dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka, bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017. Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet sot, më 19 dhjetor 2018, ora 17:00 , arTurbina.

Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” (lista në rend alfabetik):

Adriatike Lami – “Burri që më do mua”, (Skanderbeg Books)

Entela Tabaku – “Poemë e huaj”, (Pegi)

Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri,Dudaj)

Kim Mehmeti – “Anemona”, (Naimi)

Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet, (Fishta)

Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:

Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto, (Dudaj)

Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof, (Odeon)

Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Levi,(Pegi)

Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolaño, (Pika pa sipërfaqe)

Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schweblin, (Onufri)

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Këndi Amerikan në Prizren shënon 20-vjetorin e themelimit

Këndi Amerikan në Prizren ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit, në një ceremoni solemne me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe diplomatikë. Në aktivitet morën pjesë...

Lajmet e Fundit