6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Zbulohet shtatorja e Skënderbeut në Zym të Hasit

Zymi i Hasit është vizituar të shtunën nga shumë qytetarë vendas dhe të huaj.Ata janë mbledhur me qëllim të zbulimit të shtatores së Gjergj Kastriot-Skënderbeut e cila u vendos për nderë të 550-vjetorit të vdekjes së tij.Kjo shtatore është financuar tërësisht nga qytetarët e Zymit, veçanërisht nga ata që veprojnë jashtë atdheut.

Mirëpo përfaqësues të institucioneve nuk i kanë lenë vetëm hasianët gjatë festës.Atje kanë shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli, Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, si dhe personalitete tjera të njohura si: Jahja Lluka, Frrok Gjergjaj e avokati Tomë Gashi.Kryeparlamentari, Kadri Veseli, u ka premtuar banorëve të Hasit se viti 2019 do të jetë vit i veçantë për shqiptarët.

“Qoftë myslimanë, qoftë katolikë, veç në Has ndihet plotësisht shqiptar çdo qytetar” ka thënë Veseli.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm në Zym do të vendoset edhe një shtatore tjetër, ajo e shkrimtarit e veprimtarit të shquar, Pjetër Bogdanit.

Kjo shtatore është zuluar nga Kadri Veseli, Jahja Llukës dhe një banor nga Zymi që jeton në Kroaci./gazeta blic/

Më Shumë

Në Suharekë përkujtohet atdhetari Fadil Vata

Në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës është përkujtuar sot atdhetari Fadil Vata, në 36-vjetorin e ndarjes nga jeta. Me këtë rast, pranë varrit të tij...

DKA në Suharekë realizon fazën e dytë të olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë ka zhvilluar fazën e dytë të “Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të”, në...

Lajmet e Fundit