9.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

E paditur nga një arsimtare, komuna e Prizrenit nuk shkon në gjyq

Në Gjykatën e Prizrenit është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku mësimdhënësja Bukurie Krasniqi ka paditur Drejtorinë e Arsimit të Prizrenit.

Në seancën e sotme, sikur edhe në disa të tjera, pala e paditur – Drejtoria e Arsimit nuk e kishte dërguar përfaqësuesin e saj.

Megjithatë, mungesa e palës së paditur lejohet sipas Ligjit të procedurës kontestimore.

Përmes padisë së saj, Bukurie Krasniqi po kërkon nga Gjykata Themelore në Prizren, që të marrë vendim me të cilin obligohet Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren që ta sistemojë atë në një vend pune si mësimdhënëse.

Sipas paditëses, DKA është e obliguar ta sistemojë atë në një vend të punës si mësimdhënëse, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 10/15 të Ministrisë së Arsimit, pasi që ka punuar për më shumë se një vit në institucionet arsimore sipas konkurseve të DKA-së.

Ajo po ashtu kërkon që të anulohen tre konkurse për mësimdhënës pasi që, sipas saj, janë zgjedhur kandidatët pa plotësuar kriteret e konkursit.

Gjithashtu, Bukurie Krasniqi kërkon t’i kompensohen rrogat e dy muajve që nuk i ka marrë dhe të obligohet e paditura që të paguajë shpenzimet e procedurës gjyqësore.

Më Shumë

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

DKA në Suharekë realizon fazën e dytë të olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë ka zhvilluar fazën e dytë të “Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të”, në...

Lajmet e Fundit