7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Në Qifllak të Rahovecit e godet qëllimisht me veturë viktimën

Një person ka mbetur i lënduar pasi siç njofton Policia është dyshohet se është goditur qëllimisht nga drejtuesi i veturës i cili është arrestuar më pas.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit, derisa Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti dyshohet me veture qëllimisht ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar ne Spitalin e Gjakovës”, njofton Policia, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Më Shumë

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

Lajmet e Fundit