16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Aksidenti në Duhël, ka të lënduar edhe fëmijë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, ndër ta edhe dy fëmijë në një aksident në magjistralen Prishtinë- Prizren më saktësisht në fshatin Duhël.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha për KALLXO.com se aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 e 25 ndërsa të përfshira kanë qenë dy vetura.

“Rreth orës 9 e 25 minuta, në magjistralen Prishtinë- Prizren në fshatin Duhël në afërsi të shkollës, ka ardhur një aksident mes dy automjteve. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dy fëmijë dhe dy të rritur”, tha Gashi për KALLXO.com.

Ai shtoi se të lënduarit së pari kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël e më pas janë transferuar në Qendrën Rajonale në Suharekë.

Tutje, Gashi shtoi se dyshimet për aksidentin janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe mospërshtatja e rregullave të trafikut.

“Edhe kushtet atmosferike luajnë rol në aksidente, por edhe nuk po respektohen rregullat në komunikacion. Hetuesit janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti. Shpresojnë që të mos kemi aksidente të tjera”, tha Gashi.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit