Krasniqi: Libri mbetet i rëndësishëm

Krasniqi-biblioteka ne malisheveKandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal Libade Gegaj, Shukrie Elezi, Agnesa Kastrati dhe Bekim Gashi kanë vizituar Bibliotekën Komunale “Sokol Kryeziu”.

Krasniqi falënderoi punëtorët e bibliotekës për përkushtimin vetëmohues të tyre në mbajtjen gjallë të kulturës së leximit të librit e cila dita ditës po zbehet.

“Mbështetja institucionale për bibliotekën është më se e domosdoshme, ashtu sikur është i domosdoshëm ofrimi i kushteve më të përshtatshme, përfshirë edhe rritjen e fondit të librave nga fusha e filozofisë, sociologjisë, historisë dhe letërsisë kombëtare dhe botërore”, tha Krasniqi.

Sipas tij, nxitja e kulturës së leximit duhet parë edhe përmes organizimit të aktiviteteve të mirëfillta kulturore-letrare, përfshirë panairin e librit, të cilat do të jenë pjesë e alternativës së qeverisjes lokale të Lëvizjes Vetëvendosje!. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Lajmet e Fundit