7.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Policia heton dy persona për keqtrajtimin e qenve në Prizren


Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Stacionit në Suharekë janë duke hetuar keqtrajtimin e qenve, në një aktivitet që dyshohet të jetë mbajtur në fshatin Studenqan të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit lidhur me këtë rast hetuesit policorë kanë identifikuar dy persona të dyshimtë, njëri nga Komuna e Suharekës dhe tjetri nga Komuna e Rahovecit.

“Stacioni Policor në Suharekë është duke i zhvilluar hetimet lidhur me ndeshjen e kundërligjshme të qenve të mbajtur në Studenqan. Personat e dyshuar tashmë janë të njohur për Policinë. Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmerren të gjitha veprimet për zbatimin e ligjit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka sqaruar se sipas hetimeve të deritanishme, del se kjo ndeshje mes qenve ka qenë e planifikuar që të mbahet në një fshat të Anadrinisë, porse më pastaj është vendosur që të mbahet në Studenqan

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Sëpata 8,000-vjeçare e Neolitit ruhet në Muzeun Arkeologjik të Prizrenit

Në Muzeun Arkeologjik të Rajonit të Prizrenit ruhet një nga artefaktet më të vjetra dhe më të çmuara të trashëgimisë kulturore: një sëpatë guri...

Lajmet e Fundit