Limaj e Bytyqi i premtojnë SBASHK-ut se do t’i mbështesin kërkesat e tyre

Përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) kanë zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për gazetën “Koha Ditore” se në takim kanë diskutuar për kërkesën e sindikatës që në projektligjin për paga koeficienti për punëtorët e arsimit të ngritët në 30 për qind.

Sipas tij, edhe Limaj edhe ministri Bytyqi ju kanë premtuar se do t’i mbështesin kërkesat e tyre por që nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete.

“Jemi dakorduar me zëvendëskryeministrin Limaj që të zhvillojmë një betejë të përbashkët për ngritjen e koeficienteve mirëpo nuk ka pasur ndonjë marrëveshje konkrete. Rekomandimet tona do t’i dërgojmë bashkë në komisionin parlamentar për administratë ku presim që atje të bëhen ndryshimet e kërkuara nga ne”, ka deklaruar Jasharaj.

Ai ka bërë të ditur se në bazë të informacioneve që i kanë deri tash, të gjitha institucionet publike arsimore duke nisur nga çerdhet e deri tek universitetet e kanë përkrahur grevën.

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit