Një i arrestuar në Prizren, për drogë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, DHTN në Prizren, më 18 janar 2019 ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë konfiskuar municion dhe drogë.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

V. K. lindur me 1995 m/sh/k

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve’, Neni 273.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:

• 1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë

• 4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë

• 1 (një) pistoletë me 6 fishekë

• 6 (fishekë) të armës së gjuetisë

• 5 (pesë) fishekë të pistoletës

• 1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë (tetëqind e katërdhjetë) 840 euro

• 1 (një) telefon

• 2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta

• 1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.

I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit