10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Malishevë:Deklarohet i pafajshëm i akuzuari që largoi shiritat e vendosur nga inspektorët

I akuzuari për heqjen apo dëmtimin e vulave zyrtare ose i shenjave, Sefer Berisha është deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ismet Tofaj, i akuzuari Berisha, ka thënë se nuk e pranon fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohet.

Kurse, pas deklarimit të të akuzuarit, prokurori  Tofaj, i propozoi gjykatës që për seancën e radhës në cilësinë e dëshmitarit të ftohet zyrtari policor Albrim Hoti, i cili ditën kritike ka përpiluar raportin policor.

Ndërsa, gjykatësi i çështjes, Njazi Morina, ka aprovuar propozimin e prokurorit Tofaj, dhe seanca e radhës është caktuar më 11 mars 2019, në ora 9:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, së përpiluar më 17 mars 2015, i akuzuari Sefer Berisha, akuzohet se më 11 nëntor 2014, rreth orës 18:20, në kazino “Market Plus”, në Malishevë, ka ushtruar veprimtarinë e vet edhe pse lokali në fjalë është mbyllur nga inspektorët komunalë në Malishevë.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Berisha, në mënyrë të kundërligjshme ka larguar shiritat e vendosur nga inspektorët pasi është mbyllur lokali dhe për kundër kësaj ka vazhduar të punojë normalisht.

Me këtë, i akuzuari ka kryer veprën penale “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, nga neni 414, paragraf 1, të KPRK-së.

Më Shumë

Landovica, fshati i bashkuar për një mjedis më të pastër

Sot, banorët e fshatit Landovicë  të Prizrenit, organizuan një aksion pastrimi që rezultoi me largimin e një sasie të madhe mbeturinash nga qendra e...

26 vjet nga Beteja e Carralevës

Sot, në fshatin Carralevë, u shënua 26-vjetori i Betejës Heroike që u zhvillua gjatë luftës për liri, me një ceremoni përkujtimore në nderim të...

Lajmet e Fundit