Rrëshqitje dheu në aksin rrugor Dragash – Restelicë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në aksin rrugor Dragash – Restelicë, përkatësisht në fshatin Krushevë, ka ndodhur një rrëshqitje e dheut rreth orës 20:30.

Sipas MI-së, kompania e mirëmbajtjes është duke punuar në pastrimin e tërësishëm të kësaj zone, përderisa një korsi tashmë është lëshuar për qarkullim.

“Pjesa e rrugës në të cilën po kryhen punimet është shenjëzuar me sinjalistikë paralajmëruese dhe lusim qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment deri në përfundim të pastrimit të tërësishëm të terrenit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Foto: MI

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Lajmet e Fundit