“Mund të humbet krejt viti shkollor” – kryetari i SBASHK-ut nuk e përjashton mundësinë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një intervistë të dhënë për Gazeta Blic, ka thënë se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, nuk do të rriten pagat për 30 për qind, atëherë greva do të mbahet në afat të pacaktuar.

“Unë uroj që të shtunën deputetët të mendojnë me koka të ftohta dhe të plotësojnë kërkesat tona. Në të kundërtën, do të vazhdojnë grevat”, tha ai për blic.

Jasharaj ka theksuar se nëse buxheti votohet të shtunën dhe do të mbetet kështu projektligji për pagat, atëherë ai të dielën do thërras Këshillin Grevist, se sit ë veprohet tutje.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të përfundoj viti shkollor pa ndonjë marrëveshjeje, por ka shpresuar që qeveria do të marrë vendimin e duhur.

Jasharaj ka theksuar se po kërkojnë që koeficienti të rritet ndërmjet 2-3, e jo siç është tani koeficienti 1-2.

“Ne po kërkojmë që të mos mbesim ndërmjet koeficientit 1-2, por të shkojmë nga 2-3”, tha Jasharaj.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit