4.1 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Në Tiranë përkujtohet 75 vjetori i masakrës, që iu ngarkua Xhafer Devës

Sot mbushen 75 vjet nga masakra e 4 shkurtit në Tiranë.

Kujtojmë që në vitin 1944, pushtuesit nazistë vranë brenda një nate në kryeqytet 84 qytetarë, duke krijuar një skenë terrori në kryeqytet.

Ekzekutimi i tyre erdhi si hakmarrje ndaj vrasjes së dy zyrtarëve të lartë pushtues në atentate nga njësitë guerile komuniste.

84 vrasjet mizore u udhëhoqën nga Ministri i Brendshëm i kohës, Xhaferr Deva. Ai ishte me origjine nga Kosova.

Të tërbuar nga aksionet e Partisë Komuniste, gjermanët zhvilluan reprezalje të rëndë mbi popullsinë civile. Në përdorim ajo vuri shqiptarët e Kosovës, të cilët tek gjermanët shikonin mbrojtësin kundër Serbëve.

Në lidhej me këtë ngjarje, në të cilën mbetën të vrarë 84 veta, është shkruar nëpër analet e historisë shqiptare.

Ajo sot përkujtohet nga politika shqiptare. Por akoma nuk kanë dalë në dritë të gjitha dokumentet dhe faktet, sepse historia komuniste ka shpjeguar vetëm një pjesë të saj. Xhaferr Deva nga Amerika e kishte përgënjeshtruar shifrën, por nuk e kishte mohuar pjesëmarrjen e tij në këtë njollë të historisë.

Më Shumë

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për...

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Lajmet e Fundit