6.6 C
Prizren
E diel, 2 Mars, 2025

Malishevë: I akuzuari pranon se goditi këmbësorin me veturë

I akuzuari për rrezikim të trafikut publik, Zenel Halilaj, e ka pranuar fajësinë, në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bajram Kryeziu, i akuzuari Halilaj, ka thënë se e ndien veten fajtor, duke kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim sa më i butë, për arsye se sipas tij, këtë vepër e ka kryer nga pakujdesia.

Ai gjithashtu deklaroi se në ditën kritike të dëmtuarin e kishte dërguar në institucion shëndetësor, i kishte ofruar edhe ndihmë financiare dhe se ishte paraqitur vullnetarisht në polici për ta paraqitur rastin që të vazhdohet tutje me procedurat  e tjera, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Kryeziu, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga i akuzuari Halilaj.

Ndërsa, i dëmtuari Gazmend Thaqi, deklaroi se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale, dhe se kompensimin e dëmit e ka realizuar në kontest civil, një javë më parë pranë kësaj gjykate.

Gjykatësi i çështjes, Lulzim Paçarizi, ka aprovuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, ndërsa atë e ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 7 shkurt 2019, në ora 15:00.

Ndryshe, më 27 prill 2017, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit, Zenel Halilaj, i cili akuzohet se më 3 shtator 2016, rreth orës 19:30, në rrugën regjionale Prishtinë-Malishevë, në fshatin Terpezë, derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Rregullat e Trafikut Rrugor, e ku ka rrezikuar jetën e të dëmtuarit, Gazmend Thaqi.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari me të arritur në fshatin Terpezë, Komuna e Malishevës, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve dhe rrethanave të rrugës, në pamundësi  për tu ndalur, me pjesën ballore të krahut të majtë të automjetit e ka goditur këmbësorin Gazmend Thaqi, i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, pasi zbret nga “Taxi”.

Po ashtu, sipas aktakuzës, pas goditjes nga automjeti, këmbësori Gazmend Thaqi, sipas ekspertizës mjekoligjore pëson lëndime të rënda trupore.

Më Shumë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Sfida e re e Vëllait të Madh solli një kthesë interesante në Big Brother VIP Albania, pasi Gjesti zgjodhi Rizartën për të ndarë shtratin...

Grapeland fiton Kupën e Ligës së Parë

Grapeland është fitues i Kupës së Ligës së Parë te meshkujt. Skuadra vreshtare në finale ka fituar ndaj KEKU-t me rezultat 83:62 (22:14, 14:23, 25:6,...

Heshtja

Lajmet e Fundit