Prizren, aktivitetet për 11- vjetorin e Pavarësisë

Të dielën, Kosova mbush plot 11 vjet shtet.

Komuna e Prizrenit, në përvjetorin e njëmbëdhjetë të shpalljes, Deklarata e Pavarësisë, do të organizojë aktivitete të shumta.

Aktivitetet fillojnë sot në Bibliotekën Ndërkomunale. ndërsa përfundojnë nesër me shfaqjen “Iku Autobusi

Aktivitetet
Më poshtë mund të gjeni programin e përgatitur nga Komuna e Prizrenit me rastin e 17 shkurtit, 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës:
15 shkurt e premte:

  1. Aktivitetet e Bibliotekës – Në ora: 13:00
  • Aktivitetet zhvillohen në Bibliotekën e qytetit
  1. Koncerti i Pavarësisë me SHKA-të e Komunës së Prizrenit – Në ora: 19:00
    -Koncerti mbahet në Shtëpinë e Kulturës
    17 shkurt e diel:
  2. Homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” dhe “Monumenti i Lirisë” – Në ora: 9:30
  • Për shkak të distancës, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja bëhet në orën 9:00 nga Shtëpia e Bardhë
  1. Defileu me fëmijë – Në ora: 11:00
    -Takimi me nxënës në “Shtëpinë e Bardhë” në ora: 10:30 dhe nisja drejt sheshit “Shatërvan.
  2. Ekspozita e Pavarësisë Në ora: 14:30
    -Ekspozita mbahet në sheshin “Shatërvan” dhe do të jetë e hapur nga ora 12:00-17:00
  3. Ora Letrare – Në ora: 18:00-20:00
    -Ora letrare e Pavarësisë mbahet në SHKA “Agimi”- Prizren
  4. Shfaqja tetrale “Iku Autobusi” Në ora: 20:00-21:00
    -Shfaqja mbahet në shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”
    Ju mirëpresim!
    Me respekt,
    Zyra e Informimit
    Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit