19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ndërroi jetë profesori Qemajl Morina

Mbrëmë në Prishtinë në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë pedagogu, publicisti, botuesi, teologu, njeriu i pendesë e dialogut ndërfetar, udhëheqësi i shquar i institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Qemajl Morina.

Varrimi i Qemajl Morinsës bëhet sot, pas faljes së namazit të drekës në vendlindjen e tij në fshatin Hodonoc të komunës së Kamenicës, bënë të ditën familja e rahmetliut.

Biografi

Qemajl Morina (1951-2019).

Lindi, më 1951 në fshatin Hodonovc të Kamenicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Medresenë e mesme “Alaudin” në Prishtinë. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Umduruman” në Sudan (1976), ndërkaq studimet pasuniversitare i mbaroi në Universitetin e Kajros (1979). Pas studimeve (1980 – 1989) ka punuar në Bengazi në detyrën e sekretarit dhe përkthyesit në Ministrinë e Shëndetësisë të Libisë. Më 1990 është punësuar në Kryesinë e Bashkësinë Islame të Kosovës, si bashkëpunëtor profesional për shtyp dhe po atë vit emërohet kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”, në të cilin post qëndroi deri në vitin 1996. Ndërkaq, nga viti 2001 deri më 2016 ishte kryeredaktor i Revistës “Edukata Islame”. Ka Ligjëruar gjuhën arabe në Katedrën e Orientalistikës të Fakultetit të Filologjisë (1990-1992), ndërsa që nga hapja e FSI-së në Prishtinë 1992 e demi me 2016 ligjëron lëndën e gjuhës arabe, këtu përveç si pedagog kreu edhe detyrën e prodekatin (1992-2011) .

Ka bërë hulumtime në Londër në Institutin për Studime Orientale (1978), në Arkivin Qendror të Egjipt në Kajro (1976-1977) dhe në Arkivin Kombëtar të Libisë dega në Bengazi (1980-1982).

Ka qenë Përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës në dosjen e Dialogut ndërfetar “Islamit dhe Krishterimit”, gjatë viteve 1998- 2013). Me shkrime merret që nga viti 1970-të, ka bashkëpunuar me një numër të konsiderueshëm të revistave shkencore që botohen te ne dhe jashtë, “Edukata Islame”, “Takvim-Kalendar”, “Rilindja”, “Jeta e Re”, “Përparimi”, “Hëna e Re”, “Dituria Islame”, “el-Muxhtema”, “et-Talib”, “err- Rrisaletu”, (Sudan), Al-Arab”, (Bejrut}, “Gllasnik’ “Preporod” {Sarajevë) “Drita islame” (Tiranë), Zëri etj.

Ka të botuara këto monografi: Hoxhë Kadri Prishtina- mendimtar islam, Prishtinë (2000), Lidhja shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881), (2007), Glosari i nocioneve fetare (islame, ortodokse, katolike dhe çifute)(2010).

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Lajmet e Fundit