19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kirurgu që ofendoi pacienten në Prizren, pritet të del para Komisionit Disiplinor

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Rrahim Ymeri, pritet të dalë para Komisionit disiplinor, për rastin e fyerjes së pacientes.

Zëdhënësi i Spitalit, Shefajet Berisha tha se ky rast është në procedurë të trajtimit nga Komisioni disiplinor.

“Rasti është ende në procedurë”, tha Berisha, për “PrizrenPress”.

Rrahim Ymeri u pezullua nga puna, në fillim të këtij muaji, pas publikimit të një video-incizimi, në të cilën dëgjohej duke fyer pacienten që ishte bërë operacion nga ai pas dhimbjeve që pati nga ‘Apendeisi’ apo njohur ndryshe si ‘Zorra Qorre’.

Ai, nuk hezitoi që pacientes t’i referohej me zë të lartë dhe madje me fjalë fyese.

“Punë e madhe që ke dhimbje , mos më shurdho shumë, mos u bë idiote, shuj. Ik aty majmun, se po ta dho një shuplakë. S’të vjen marre , shuj, mbylle gojën, mbylle”, ishin vetëm disa prej fjalëve që doktori i tha pacientes.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, pas publikimit të video-incizimi, kërkoi marrjen e masave të menjëhershme ndaj mjekut.

Ai, u suspendua nga menaxhmenti i Spitalit të Prizrenit.

Prokuroria Themelore në Prizren, ndërkaq me vetë-iniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

QKUK në krizë/ I ka vetëm 49 anesteziologë, i nevojiten 118

Qendra Klinika Universitare e Kosovës (QKUK) po përballet me numër të vogël të anesteziologëve. Edhe pse në tre muajt e parë nuk ka pasur ikje...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit