6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Latifi: Specialja e padrejtë, do të dëshmohet pafajësia e udhëheqësve të luftës së UÇK-së

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se Lufta e UÇK-së ishte e pastër e drejtë dhe e domosdoshme në mënyre që populli kosovar t’i mbijetojë pushtuesit serb.

“Lufta e UÇK-së ishte luftë e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme që populli shqiptar i Kosovës t’i mbijetojë pushtuesit serb, i cili masakronte shqiptarët veç pse ishin shqiptarë! Vazhdoj të besoj se Gjykata Speciale, si e tillë, që trajton vetëm një anë të luftës, dhe për më tepër anën e viktimës, është e padrejtë, e poashtu jam i bindur në pafajësinë e udhëheqëseve të kësaj lufte çlirimtare”, ka shkruar Latifi.

 

 

Me rastin e përcjelljes së Ismet Tarës nga kjo komunë për në Hagë, Latifi thotë se ka besim të plotë që Tara, ashtu si bashkëluftetarët e tjerë do të vërtetojë e dëshmojë pastërtine e luftës së UCK-së, transmeton Indeksonline.

“Sot, bashkëluftëtari ynë i respektuar Ismet Tara, i njohur për përkushtimin në angazhimet e tij, niset për në Hagë. Kam besim të plotë se Ismet Tara, ashtu si bashkëluftëtarët e tjerë, do të vërtetojë e dëshmojë për pastërtinë dhe drejtësinë e luftës së UÇK-së”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Shumë qytetarë sot u mblodhën në Rahovec për të përshendetur Ismet Taren i cili sot niset për në Hagë.

Tara tha se ndihet krenar që atje po shkon të mbrojë luftën e pastër të UCK-së e gjakun e dëshmorëvë që ranë për lirinë e vendit.

Ftesa nga Specialja atij i erdhi me 20 dhjetor të vitit të kaluar./Indeksonline/

Më Shumë

RTSH shpall këngëtarët pjesëmarrës në Festivalin e Pranverës

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar listën e këngëtarëve konkurrues të Festivalit të Pranverës. Ky aktivitet, për të cilin ka nostalgji nga disa breza artdashësish, rikthehet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Nga Zamira Bytyqi Dje, në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u pa një organizim i madh me bandën ushtarake turke “Mehteran”, me uniforma osmane,...

Lajmet e Fundit