10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

“Gratë në energji” mbledhë vajzat nga Prizreni

Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) ishte sot në Prizren për sesionin informativ të radhës për programin e bursave “Gratë në Energji”.

Violeta Krasniqi Rexha, në hapjen e sesionit informativ prezentoi qasjen e MFK-së për uljen e pabarëzisë gjinore në sektorin e energjisë përmes projekteve të ndryshme në këtë sektor. Sa i përket programit të bursave, WE / Gratë në Energji, ajo tha se ky program synon të mbështesë gratë dhe vajzat të avancohen dhe gjejnë punë në këtë sektor.

Ndërkaq, për programin e ardhshëm për gratë ndërmarrëse, ajo tha se ky program do të aspirojë t’i ndihmojë gratë që ta ulin koston e veprimtarisë së tyre ndërmarrëse përmes uljes së kostos së energjisë. Mackenzie Welch, përfaqësuesja nga MCC, tha se agjensioni fenderal MCC vlerëson përfshirjen sociale dhe gjinore në Kosovë.  Ajo shtoi se MCC është e entuziasmuar për mundësinë që vajzat nga Kosova të trajnohen në ShBA që më pas të inkuadrohen në tregut të punës.

Specialisti për energji nga MFK, Vigan Perani tha se sektori i energjisë në Kosovë është në rritje dhe do të ketë nevojë për kapacitete të reja. Ai bëri thirrje për shfrytëzim të kësaj mundësie për avacim profesional të grave dhe vajzave të interesuara në mëtë fushë.

Në fund, Gresa Statovci, konsulente për punë praktike dhe bursa nga MFK, duke u bazuar në përvojën personale si bursiste në SHBA, inkurajoi pjesëmarrëset të mos e humbin këtë mundësi për zhvillim profesional dhe atë personal. Statovci përfundoi sesionin duke prezantuar detajisht të gjitha informacionet lidhur me procesin e aplikimit për bursa. Përmes programit të MFK-së për bursa 25 vajza dhe gra kosovare do të kenë mundësi të përfitojnë bursa me mbulim të tërësishëm të studimeve dhe qëndrimit 2-vjeçar në Iowa të SHBA dhe kolexhe tjera te akredituara. Turneu informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA.

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

PDK-ja dhe LDK-ja lidhin koalicion për balotazhin në Prizren

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike...

Lajmet e Fundit