8.5 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

PK-ja premton përkrahje për afaristët

Shoqata e afaristevePartia Konservatore e Kosovës ditën e dytë të fushatës e zhvilloi me aktivitete dhe takime të shumta, duke u shoqëruar me qytetarët e Prizrenit dhe duke prezantuar edhe ofertën e saj shoqatave që veprojnë në Prizren.

Kryetari i partisë Munir Basha, kandidati për kryetar Beni Kizolli dhe një pjesë e kandidatëve për Asamblenë Komunale, sot vizituan Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve të Kosovës në Prizren, me ç`rast u pritën nga kryetari i shoqatës Afrim Tejeci së bashku me zejtarët dhe afaristët e shumtë të qytetit të Prizrenit.

Kryetari i Shoqatës, Tejeci edhe në këtë takim shprehi kërkesat, shqetësimet, dhe nevojat që i preokupojnë zejtarët dhe afaristët e Prizrenit.

Kryetari i PK-së, Munir Basha tha ndërkaq se qëllimi i vizitës është pikërisht ofrimi i bashkëpunimit me Shoqatën e Zejtarëve dhe Afaristëve. “ Ne konsiderojmë se zhvillimi i duhur ekonomik duhet të planifikohet dhe realizohet në bashkëpunim me shoqata të tilla”, tha Basha. Ai premtoi se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit do të jenë në shërbim të politikës së drejtë dhe bashkëpunuese me të gjithë afaristët e Prizrenit.

Edhe kandidati për kryetar Beni Kizolli, duke falënderuar, Tejecin për mikpritje premtoi se do të japin maksimumin në rrugën e drejtë të zhvillimit ekonomik, premtoi se në periudhën e shpejtë pas ardhjes në pushtet duke siguruar përkrahje nga partnerët strategjik, do të punojnë për ndërtimin e zonës industriale duke filluar me hapësirën prej 200.000 m2, 100 veprimtari dhe premtoi sigurimin e 1000 vendeve të punës për qytetarët e Prizrenit./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet deri në 1 orë e gjysmë për dalje nga Kosova

Me përfundimin e festave të fundvitit, bashkatdhetarët kanë nisur sërish rrugën drejt mërgimit.   Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare...

Sot ditëlindja e Anton Çettës

Sot është ditëlindja e Anton Çettës. Anton Çetta u lind më 3 janar 1920 dhe vdiq më 4 nëntor 1995. Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie dhe...

Lajmet e Fundit