25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici qytetari nga Rahoveci – kërkohet pronari i tyre

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Rahovec, ka njoftuar se me datën 12.03.2019 rreth orës 14:00, një qytetar, siç e cilëson policia të ndërgjegjshëm, nga Rahoveci, ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave, në rrugën “Mulla Cufa”, në afërsi të semaforëve dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.

Përmes një komunikate për media, PK thotë se “përmes kamerave të sigurisë vërehet personi i cili ishte duke ecur në këmbë dhe nga pakujdesia i kanë rënë në trotuar një shumë e parave-monedha prej letre. Për shkak të pozicionit dhe objektivit të pa qartë që paraqet kamera e sigurisë, personi në fjalë ende është i panjohur për ne.”

Lusim të gjithë ata qytetarë të cilët kanë informata lidhur me këtë ngjarje të na ndihmojnë lidhur me identitetin e personit përmes ndonjë informate rreth ngjarjes së lartpërmendur, apo pronari i parave të humbura të paraqitet personalisht në SP-Rahovec për të dëshmuar identitetin e tij dhe për të vërtetuar pronësinë e parave, në mënyrë që të bëjë tërheqjen e mjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Më Shumë

Kryetari Totaj akuzon “Hidroregjionin Jugor” për ndërprerje të qëllimshme të ujit në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me mungesën e ujit të pijshëm në qytet dhe disa...

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

Lajmet e Fundit