18 C
Prizren
E enjte, 4 Shtator, 2025

Krasniqi: Guriçi i braktisur nga pushteti në ikje

Krasniqi-VV-GuriqKandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, mbajti tubim me qytetarët e fshatit Guriç, i cili e shpalosi alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! për Malishevën. Krasniqi foli për planin e VV-së për bujqësi dhe për zhvillimin ekonomik lokal.

“Bujqësia në Malishevë ka mundësi të zhvillohet, por deri tani ka munguar dora e shtetit. Ne kemi planifikuar që për katër vite në sektorin e bujqësisë të investojmë nga buxheti komunal 3 milion euro. Me këto investime llogarisim t’i krijojmë rreth një mijë vende të reja pune dhe ta ulim varfërinë që e ka mbuluar Malishevën”, tha Krasniqi, duke shtuar se do të shesim xhipin e blerë me taksat e qytetarëve dhe me ato para do të kryejmë investime urgjente që i duhen Malishevës.

Ai tha se Vetëvendosje! do të kthej qeverisjen në duart e qytetarëve dhe asnjë projekt publik nuk do të realizohet pa u konsultuar me qytetarët, të cilët do t’i nxjerrin vetë prioritetet në investime.

“Ne do të investojmë në shëndetësi dhe do të implementojmë planin prej pesë pikave të Lëvizjes Vetëvendosje! për ethet hemorragjike dhe do të bëjmë gjithçka që qytetarëve t’ua mbrojmë jetën”, tha Krasniqi.

Alternativa Qeverisëse për Malishevën një rëndësi të madhe i kushton bujqësisë, punësimit, arsimit cilësorë dhe lidhjes së shkollave profesionale me tregun e punës dhe degët deficitare, shëndetësinë si e drejtë elementare dhe mirëqenien e sigurinë, si gjëra elementare për jetë të dinjitetshme.

Ndërkaq, kandidati për Kuvend Komunal nga ky fshat, Safet Mazreku, foli për nevojat e fshatit, projektet e Lëvizjes Vetëvendosje! për këtë fshat dhe u bëri thirrje bashkëvendësve që të mbështesin Alban Krasniqin, si njeriun më të guximshëm, më të përgatitur, më me përvojë dhe me projektin më të mirë për Malishevën./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajni me maskë sulmon pronarin e shtëpisë në Romajë të Hasit, i vjedh orën dhe unazën

Një rast grabitjeje ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person i maskuar ka hyrë me forcë në një shtëpi dhe ka sulmuar fizikisht...

Pakënaqësi në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren për vonesat në shpërndarjen e librave për komunitetet turk dhe boshnjak

Në ambientet e shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren, prindër dhe nxënës të komuniteteve turk dhe boshnjak shprehën pakënaqësi për mungesën e përfaqësuesve të...

Lajmet e Fundit