Drenovci në flakë e zjarr

KUR KRISËN PUSHKËT
NË “BREG TË DRINIT”

Prof.dr. Sabahajdin Cena 

“Kush po zdirgjet prej Zatriqi?!
Durt me gjak Man-Marçetiqi:
Ku i ka kullat Avdi Sherifi?
Me Bedrushin e me Feimin,
Me Mensurin e me Tafilin,
Isuf Reshitin e Eshrafedinin?!”

GarnizonI ndëshkimor i Prizrenit, me në krye Manojlo Mane-Maçetiqin, vendosi t’i shpaguajë humbjet e veta gjatë korrikut të vitit 1998 në Rrafshin e Anadrinit prandaj edhe në “Drenovcin-garnizon të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, vret e masakron: Cenë Bajramin, Emine Krasniqin Hanëmshahe Berishën, Idriz Gashin, Lulzim Zyberajn, Muhamet Makshanën, Sebajdin Zyberajn, Sejdi Zyberajn, Shemsije Gashin dhe Zyrafete Krasniqin, të gjithë nga Drenovci i Zatriqit.

Gjatë luftimeve të përgjakshme, në  altarin e lirisë ranë: Bedrush Avdi Gashi,Feim Avdi Gashi, Mensur Sefer Zyberaj,
Tafil Nuhi Zyberaj dhe Eshrafedin Rexhep Kastrati, ndërsa në burgun e Dubravës ekzekutohet luftëtari Isuf Reshit Berisha.

LAVDI MARTIRËVE TË DRENOVCIT!
LAVDI NËNAVE E MOTRAVE TONA!
LAVDI DËSHMOËVE!

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit