Në Prizren u shënua Dita Botërore e Tuberkulozit

Drejtoria Komunale e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Regjional të Shëndetit Publik në Prizren dhe OJQ-të lokale, kanë organizuar aktivitet vetëdijësues me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit.

Me qëllim të informimit dhe ngritjes së vetëdijes së qytetarëve në lidhje me parandalimin e kësaj sëmundjeje, në sheshin Shatërvan u organizuan aktivitete sensibilizuese dhe u dhanë fletëpalosje me këshilla mjekësore për qytetarët e rastit.

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se identifikimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm për nga aspekti i shëndetit publik dhe kostos më të ulët në krahasim me koston e shërimit.

Me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit, nesër më 22 mars në orën 13:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare do të mbahet edhe një ligjëratë informuese për tuberkulozin.

Më Shumë

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit