Në 20 shkolla u mbajt mësimi në Prizren

Njëzet shkolla kanë mbajtur mësim sot në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit, Skënder Susuri.

“Në zbatim të vendimit të Ministrit të Arsimit të datës 26.02.2019 për kompensimin e orëve të humbura gjate grevës, sot me datën 23 mars 2019, u zhvillua procesi edukativo-mësimor në 20 shkolla te Komunës se Prizrenit, ndërsa në shkollat e tjera nuk e kane zbatuar vendimin”, njofton Susuri, shkruan “PrizrenPress”.

“DKA ka kërkuar nga drejtorët e shkollave që nuk është zhvilluar mësimi, të dergojnë kopjet e procesverbaleve të takimeve që kanë mbajtur me mësimdhënësit, referuar vendimit të Ministrisë se Arsimit dhe DKA-se, për të dëshmuar se kanë qene në nivelin e përgjegjësisë të drejtorit”, tha ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit