Bedri Hoxha zgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Zhur

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor në Zhur të Prizrenit.

Në procesin zgjedhor në Degën e Zhurit, kryetar me shumicë të votave të delegatëve u zgjodh Bedri Hoxha, ndërsa po ashtu u zgjodhën 27 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe delegatët për Konventën Qendrore.

Punimet e këtij Kuvendi zgjedhor të Degës, në emër te kryetarit Kadri Veseli, i përshëndeti Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi.

Ai tha se procesi zgjedhor në PDK tregon nivelin më të lartë të demokracisë në parti, si dhe fuqinë politike të saj.

“PDK në këtë proces po reformohet dhe fuqizohet. Dekada e Re është platforma më e mirë që siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe persoektivë të mirë për qytetarët e Kosovës”, tha ministri Gashi.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit