12.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Hoxhaj: Sa ka delegatë të PDK-së në Prizren, partitë tjera nuk kanë anëtarë

Partia Demokratike e Kosovës po mban Kuvendin Zgjedhor në Prizren, prej ku drejtues të kësaj partie kanë deklaruar se këtë kuvend zgjedhor e shohin si mundësi që të konsolidojnë edhe më shumë PDK-në.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, para delegatëve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, ka thënë se kjo parti ka strukturë të mirëfilltë organizative.

Kurse, Hajredin Kuçi, nënkryetar i partisë tha se Prizreni paraqet krenari dhe identiteti.

Kuçi: Kur PDK i ka fituar zgjedhjet në Prizren, i ka fituar në të gjithë Kosovën

(Video)

“Kur PDK dega në Prizren i ka fituar zgjedhjet, ne i kemi fituar zgjedhjet në krejt Kosovën, dhe nëse dikush thotë që themeli i zgjedhjeve tona, pista e zgjedhjeve të Partisë Demokratike është në Drenicë, e kulmi po u them që është në Prizren, e neve na duhet një fuqizim i tillë. Ju na keni ndihmuar të krijojmë identiteti në Partisë Demokratike të Kosovës, prej një partie të tentuar, na kenë dhënë idenë partisë gjithëkombëtare në Republikën e Kosovës dhe në fund idenë e krenarisë”, tha ai.

Ndërsa Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se sot po u japin mesazh të qartë partive të tjera politike dhe të gjithë të tjerëve, që janë të gatshëm të kthejnë qeverisjen në Prizren.

Gashi: Partitë e tjera politike kanë pritur se ky kuvend do të jetë i ndarjes

“Kuvendi i degës sonë, Kuvendi i Prizrenit që mbahet sot është edhe një mesazh për të gjitha degët. Po përtej kësaj është mesazh për të gjitha partitë politike në Republikën e Kosovës. Jam i vetëdijshëm dhe të gjithë jemi të sigurtë që të gjitha partitë kanë pritur që ky kuvend të jetë kuvend i ndarjes, të jetë kuvend ku ne do të kemi probleme, por ja që është e kundërta, është kuvend i unitetit, kuvend ku të gjithë jemi bashkë, është kuvend ku platformës dekada e re, kryeministrit të ardhshëm Kadri Veseli, dhe PDK-së në nivel Kosove, i kemi treguar se ne jemi ata të cilët për një dekadë të tërë i kemi sjellë 10 fitore PDK-së”, tha ai.

Ai tha se PDK është e gatshme të kthejë qeverisjen në Prizren, të cilën sipas tij, ua kanë vjedhur nga duart partitë e tjera me një koalicion të panatyrshëm dhe me një kryetar që nuk i kryen detyrat e tij./KosovaPress/

Më Shumë

Sekuestrohen armë dhe një sasi e municionit në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion gjatë një aksioni të zhvilluar në Prizren, pas një rasti të shtënave me armë zjarri...

Rahoveci 029 nis me fitore fazën përgatitore

Rahoveci 029 ka filluar me sukses fazën përgatitore për sezonin e ri, duke mbyllur me fitore ndeshjen e parë kontrolluese, duke mposhtur Vëllazninë me...

Lajmet e Fundit