Ul siparin Festivali i 6-të i Filmit në Durrës

festivali DurressKa ulur dje siparin Festivali i 6-të Veror Ndërkombëtar i Filmit në Durrës. Edicioni i sivjetshëm u finalizua me një ceremoni në ambjentet e një prej kinemave të kryeqytetit, ku morën pjesë personalitete të njohura të artit dhe Kulturës si Roza Anagnosti, Mevlan Shanaj dhe Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, së bashku me aktorin e mirënjohur Timo Flloko, i cili prezantoi ceremoninë.

Këtë vit nuk u shpërndanë shumë “Gladiatorë të artë”, në mungesë të prurjeve të shumta, përveç atyre që iu dhanë regjizorëve të vjetër për arritjet në karrierën e tyre, si Pirro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti. Ndër filmat e paktë që morën pjesë mund të përmendim “Lintrepido” i regjizorit italian Gianni.

Mbrëmja u mbyll me premierën e filmit “Diana”

Më Shumë

Shpejtim Totaj, pjesë e Drinit të Bardhë edhe në sezonin e ardhshëm

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar se Shpejtim Totaj do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm, pasi palët...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Lajmet e Fundit