3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Në Prizren u promovua libri “Një shqiptar në CIA”

Libri “Një shqiptar në CIA” i autorit Bashmir Xhemaj, u promovua sot në Prizren.

Krijuesit, kanë vlerësuar lartë kompozicionin e librit.

Shkrimtari Petrit Palushi tha se libri “Një shqiptar në CIA” trazon ujëra, pasi që  trajton nacionalizmin shqiptar.

“Librin e mban rrëfmi. Ai është ndërtuar me faktografi”, tha Palushi.

Sipas tij, autori në këtë libër ka ditur të rrëfejë për kryepersonazhin Destan Berishën.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj tha ndërkaq se autori Xhemaj, rrëfimin për Destan Bërishën, e ka ndërtuar në mënyrë profesionale.

“Ngjarja në ët libër është ndërtuar në mënyrë profesionale në autori”, tha Hoxhaj.

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Gashi, përgëzoi autorin e librit për pasurimin e bibliotekave dhe librarive me këtë libër.

“ Libra të tillë po i mungojnë librarive tona”, tha Gashi.

Autori i librit, “Një shqiptar në CIA”, Bashmir Xhemaj, tha ndërkaq se,  në këtë libër është munduar të sjell figurën patriotike të Destanë Berishës.

“Në libër do ta kuptoni se sa gjenetika ka qenë lidhja e shqiptarëve me Amerikën”.

Libri është mbështetur në arkiva të CIA-s dhe burime tjera me intervista në Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Gjermani, Angli dhe Greqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Lajmet e Fundit