13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Skënder Susuri largohet nga Drejtori i Arsimit në Prizren

Drejtori Komunal për Arsim në Prizren, Skënder Susuri do të largohet nga kjo pozitë. Subjekti prej nga vjen ai, Nisma Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e tij nga kjo detyrë, ndërsa në fillim të muajit maji, pritet të caktohet pasuesi i tij.

Një vendim i tillë duket të ketë ardhur pasi Nisma në Prizren ka analizuar punën e përfaqësuesve te saj në ekzekutivin e Prizrenit, punën dhe përfaqësimin e tyre për një vit e gjysmë sa është në qeverisjen komunale.
Këtë e ka konfirmuar kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, njëherësh deputet, Zafir Berisha.

“Pas analizave të bëra kemi ardhë në përfundim se duhet të rritet dinamika e punës në DKA-në e Prizrenit dhe në pajtim të ndërsjellë jemi pajtuar që Skënder Susuri të liroi pozitën aktuale të drejtorit edhe për arsye tjera profesionale një kuadër tjetër nga fusha e arsimit brenda strukturave të Nismës”, ka për thënë Berisha.

Ai ka thënë se Susuri është falënderuar për punën që ka bërë deri më sot edhe përkundër shumë problemeve të mëdha, që është përballuar.

Nisma ka sqaruar se për këtë qëndrim e ka njoftuar edhe partnerin e koalicionit dhe kryetarin Mytaher Haskuka.

“Nga fillimi i majit do t’i ofrojmë një kuadër tjetër për të vazhduar angazhimin me përgjegjësi në arsimin e Prizrenit, Gjatë kësaj fundjave do të përcaktohemi për personin që do të pasoi z.Susuri”.

Gjatë kohës sa Susuri ka qenë në krye të DKA-së në Prizren, është përballur me kritika jo vetëm nga opozita, që me kërkesë të saj vitin e kaluar ishte mbajtur edhe një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, për gjendjen në arsim, por kritika ka pasur edhe nga përfaqësues brenda partive në koalicion: Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Megjithatë nuk konfirmohet nëse këto apo pakënaqësitë tjera brenda Nismës janë arsyet për largimin e tij.

Ndryshe, Susuri është drejtori i dytë në qeverisjen e Haskukës, që largohet nga pozita, por ky jo me vendim të kryetarit, por të partisë që e dërgoi në këtë post. Në vjeshtë postin e ka liruar edhe ish-drejtoresha për Shëndetësi, Flaka Siqeca, ndërsa si arsye për këtë është thënë të jetë vijimi i specializimit të saj jashtë Kosovës./Gazeta e Prizrenit/

Më Shumë

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Një 25 vjeçar nga fshati Vragoli e Fushë Kosovës, ka humbur jetën dje në vendin e tij të punës në Prizren. Vdekja e tij ka...

Në rastin “Kobra”, babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Babai i viktimës Visar Cengut, Behar Cengu gjatë shqyrtimit gjyqësor që po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se arma nuk...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit