10 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Sot del para gjykatës gruaja që dyshohet se mbyti beben

M.B sot do të dalë para Gjykatës së Prizrenit ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit. Ajo po hetohet për veprën penale “Vrasje e foshnjës”.

Ndaj nënës 27 vjeçare M.B nga Prizreni që dyshohet se mbyti beben e saj të gjnisë mashkullore menjëherë pas lindjes, do të mbahet sot senacë dëgjimore ku pritet t’i vendoset masa e paraburgimit, raporton Gazeta Express.

Seanca do të mbahet në orën 15:00, konfirmoi për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala.

Nëna 27 vjeçare e kishte vendosur trupin e pajetë të foshnjës në tavanin e shtëpisë, ku edhe e kishte lindur e vetme. Kjo ngjarje u zbulua para dy ditësh nga policia. Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion ndërsa nëna pasi ka pranuar trajtim mjekësor është ndaluar për 48 orë, ndërsa sot do të dalë para gjykatës.

Familjarët e saj thonë se nënë a re e ka mbytyr beben me rroba, ata po ashtu deklaruan se M.B ka mbytyr edhe më parë një foshnjë.

Për mbytjen edhe të një bebe tjetër, prokuroria nuk ka informacion, por kjo edhe mund të hetohet, tha prokurori Shala.

“Ta shohim a është i vërtetë ky informacion, kemi me verifiku….Edhe nëse e zbulojmë do të fillojmë hetime për vrasjen e dytë”, tha Shala për Gazetën Express.

Mjekët kanë konstatuar se nëna është ne gjendje të mirë mendore, prandaj dyshohet se krimin e kreu me vetëdije të plotë.

Ndryshe, informacioni për mbytjen e foshnjës u dha dje nëpër media, kur policia lëshoi këtë komunikatë për media:

Me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër K/Shqiptare ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur.Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Më Shumë

LDK-ja mban tubime sot në Dragash, Prizren, Suharekë e Prishtinë, Abdixhiku shpalos programin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të ketë tubime në Dragash, Prizren, Suharekë dhe në Prishtinë në degën 3. LDK njofton  se Abdixhiku...

PDK-ja propozon Simir Krasniqin për Kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së degës është...

Lajmet e Fundit