21.4 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Maska e vdekjes së Aleksandër Moisiut ekspozohet në COD

Foto dhe imazhe të objekteve personale të aktorit të njohur Aleksandër Moisiu do të bëhen publike për herë të parë. Sot më 25 prill në ora 18.30 në Qendrën për Hapje dhe Dialog do të prezantohet ekspozita kushtuar shqiptarit të famshëm. Për herë të parë publiku do të njihet me objekte si: stampa e dorës, flokët origjinalë, maska e vdekjes, spaletat e ushtarakut, kurora e aktorit më të mirë të Evropës, si dhe disa foto nga ceremonia mortore e Aleksandër Moisiut në Vjenë.

“Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë, “dashnorin e pakrahasueshëm”, i cili nëpërmes zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman”, shkruante për të Stefan Cvajg. Ndërsa Franz Kafka shprehej se: “Moisiu është një artist të cilit “suksesi” i del nga koka, nga goja zëri i mrekullueshëm, nga sytë vështrimi që flet aq shumë.

Të duket sikur në thellësinë e syve të tij vështron arkiva fotosh bardh’ e zi, me lëvizje të ngadaltë fantazmash. Ai i rrëmben njerëzit me sytë e tij, me zërin e tij”. Ekspozita wshtw realizuar me foto dhe dokumente të panjohura mbledhur në arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci gjatë një periudhe kërkimore 7- vjeçare. 44 foto tregojnë disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së Moisiut, që nga fëmijëria, familja, dokumentet e rëndësishëm të jetës së aktorit, si dhe pamje nga rolet e tij në film e teatër.

Më Shumë

Të shtënat me armë në aheng familjar, paraburgim për tre të dyshuarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan lidhur me rastin...

Sekretari i degës së LDK-së në Prizren, Bashkim Rrezja: Do të jemi befasi e zgjedhjeve të 12 tetorit

Sekretari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Bashkim Rrezja, ka deklaruar se partia është e përgatitur maksimalisht për zgjedhjet lokale...

Lajmet e Fundit