Ura e Gurit në Prizren, ‘shndërron’ në “WC publike”

Aktivistët dhe aktivistet e shoqatës ‘Arasta’ sot ndërmorën një aksion sensibilizues te Ura e Gurit në Prizren, për të dhënë mesazh qytetarëve dhe institucioneve përkatëse se hapësirat publike, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe simbolet identifikuese të qytetit kanë nevojë për trajtim adekuat.

Në kuadër të aktivitetit, mbi urë u vendos mbishkrimi “WC publike” dhe 2 guaca tualeti nën harkun e parë të urës si dhe çmimet e shfrytëzimit të tualetit për ta ironizuar indiferencën dhe neglizhencën institucionale ndaj kutërbimit të jashtëqitjeve fiziologjike të qytetarëve të papërgjeqshëm.

Në fund, që aktiviteti të mos konsistoj vetëm në veprime kritikuese, aktivistët dhe aktivistet e shoqatës “Arasta” e pastruan hapësirën e ndotur të Urës së Gurit me ujë dhe detergjent.
‘Arasta” fton institucionet qendrore dhe lokale që të kujdesen për asetet e trashëgimisë kulturore dhe për hapësirat publike duke mundësuar qasje të lehtë dhe ambient të pastër e të këndshëm për qytetarët e saj dhe vizitorët e huaj!

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit